Build Skills with our trainings

Sign up now!

Karins letër Kurtit: Të avancojmë marrëdhëniet miqësore bilaterale mes Letonisë dhe Kosovës

Qer 6, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urim nga Kryeministri i Republikës së Letonisë, Krisjanis Karins.

Në urim, kryeministri Karins i ka shprehur kryeministrit Kurti përgëzimet e sinqerta për emërimin kryeministër i Republikës së Kosovës, duke i uruar njëherësh më të mirat për një mandat produktiv.

Kryeministri i Letonisë ka shkruar se e mirëpret bashkëpunimin me kryeministrin Kurti, në mënyrë që, siç ka thënë ai, të avancojmë marrëdhëniet miqësore bilaterale mes Letonisë dhe Kosovës.

Gjithashtu, i ka uruar sukses në procesin e reformave që dërgojnë drejt integrimit të mëtejshëm evropian të Kosovës, thuhet në komunikatën për meduia e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM