Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nesër më 7 qershor do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shqipëri.
Gjatë qëndrimit në Tiranë, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet në takime të veçanta nga presidenti Ilir Meta, kryekuvendari Gramoz Ruçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.