Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Monitorimi nga GREVIO konsiston në vlerësim të zbatimit të Konventës së Stambollit nga ana e institucioneve

Qer 8, 2021

Zëvendësministrja është pritur në takim koordinues nga drejtuesi dhe zyrtarë të Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë. Në këtë takim u diskutua dhe dakordua për procesin e monitorimit nga grupi i ekspertëve për masat kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje (GREVIO) lidhur me zbatimin e Konventës së Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje – Konventës së Stambollit.

Procesi i monitorimit nga GREVIO konsiston në vlerësim të zbatimit të Konventës së Stambollit nga ana e institucioneve tona vendore, si shtet nënshkrues i Konventës. Procesi konsiston në dërgimin e një pyetësori nga ekspertët GREVIO, plotësimin e tij nga ana e përfaqësuesve vendorë, zhvillimin e misioneve të raportimit në terren, deri në publikim të raportit. Ky raportim bëhet për herë të parë në Kosovë dhe do t’i shërbejë përfaqësuesve institucional vendorë që të identifikojnë sfidat në zbatim të parashikimeve të Konventës.

Zëvendësministrja, Dr. Shala, edhe në cilësinë e Koordinatorit Nacional Kundër Dhunës në Familje, konfirmoi mbështetjen dhe bashkëpunimin drejt finalizimit të këtij raportimi, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM