Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD: Grupi punues për projektligjin për konfiskim diskutojnë për subjektet, kohën dhe institucionin

Qer 14, 2021

Mbehet takimi i radhës i Grupit Punues për hartimin e Projektligjit për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Me pjesëmarrjen e zëvendësministrave Blerim Sallahu, dhe Nita Shala, grupi punues filloi trajtimin e çështjeve të rëndësishme lidhur me hartimin e projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, me ç’rast zv.ministri Sallahu në fillim të diskutimit, ritheksoi që ky projektligj – prioritet i Qeverisë, do të punohet dhe finalizohet në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, praktikat më të mira dhe standardet ndërkombëtare.

Takimi i sotëm pati për bazë trajtimin e fushëveprimit të projektligjit, pastaj subjektet e konfiskimit me bazë civile, institucionin kompetent për këtë, si dhe për zbatimin kohor të ligjit, përkatësisht pikënisjes kohore në fushëveprim të ligjit.

Nën kryesimin e këtij grupi nga Isuf Jahmurataj, anëtarët e grupit punues patën rastin të shtrojnë propozime dhe të trajtojnë më gjerësisht të gjitha çështjet e diskutimit.

Grupi Punues do të vazhdojë punimet drejt finalizimit sipas afateve të përcaktuara, thuhet në komunikatën [për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM