Build Skills with our trainings

Sign up now!

MSh: Procedurat e caktimit të termineve për vaksinën kundër COVID-19

Qer 16, 2021

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur procesin e caktimit të termineve për vaksinim kundër COVID-19 përmes platformës eKosova.

Caktimi i terminit është në verzionin LIVE dhe është i mundur për qytetarët mbi moshën 65 vjeçare; personat me sëmundje kronike dhe qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësor; Mësimdhënës dhe Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK).

Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori në e qytetarëvë që merr thirrjen për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket:

  • Personat mbi moshën 65 vjeçare, duhet ta dëshmojnë këtë përmes letërnjoftimit osë ndonjë dokumenti valid;
  • Të sëmurët kronikë – përmes dëshmive shëndetësore;
  • Punëtorët shëndetësor, mësimdhënësitforcat e sigurisë – përmes kartës që i identifikon se i përkasin shërbimit përkatës (Policisë së Kosovës apo Forcës së Sigurisë) dhe kështu me me radhë. 

Këto kategori janë në proces të vaksinimit bazuar në Planin Shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19.

Vërejtje: Çdo individ apo institucion duhet të aplikojë për caktim të terminit në eKosova, sipas njoftimeve të MSh-së për kategoritë që do të vaksinohen sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19. 

Në vijim, hapat për caktimin e termineve për vaksinim kundër COVID-19: 

Për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 ju duhet të jeni regjistruar në platformën eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/Security/Registration).

I. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19

Hapi 1

Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

Hapi 2

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

Hapi 3

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19”.

Hapi 4

Vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike. Zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.

Hapi 5

Shtypni butonin “Ndaj terminin”. 

II. Mënyra për të ndarë termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë

(Një person mund të caktojë termine për- deri në 5 persona të tjerë)

Hapi 1

Pasi të keni hapur platformën eKosova duhet të klikoni mbi vegzën me emërtimin “Shërbime”.

Hapi 2

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Shëndetësia”.

Hapi 3

Pasi të hapet dritarja e re, duhet të klikoni mbi “Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona tjerë”.

Hapi 4

Plotësohet fusha “Numri personal i aplikuesit” dhe fusha “Numri i telefonit të aplikuesit” dhe vendoset tiku mbi fushën “Keni sëmundje kronike?” nëse aplikuesi ka sëmundje kronike dhe klikoni mbi butonin “Kërko”.

Hapi 5

Nëse numri personal që ju keni vendosur është i saktë, atëherë duhet të zgjedhet data e vaksinimit si dhe koha e vaksinimit.

Hapi 6

Shtypni butonin “Ndaj terminin”. 

INFORMATË SHTESË:

Është aktivizuar, po ashtu, linja telefonike pa pagesë 080030900, e cila pastaj i drejton sipas kërkesës: 

1.      Për regjistrim dhe aplikim për vaksinën kundër COVID-19

2.      Për informata rreth vaksinës

3.      Për informata rreth procesit të vaksinimit

5.      Për konsultë me psikologun rreth vaksinimit, thuhet në komunikatën për media  MSh-së.

Apliko/Vaksinohu!

https://ekosova.rks-gov.net/

Bashkë ia dalim!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM