Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPB dhe UNHCR shënuan Ditën Botërore të Refugjatëve

Qer 18, 2021

Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me UNHCR sot shënuan Ditën Botërore të Refugjatëve si dhe u bë përurimi i Qendrës së Azilit e sapo rinovuar në Vranidoll.

Në një fjalë rasti ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla theksoi se Kosova si vend nga i cili para 23 vitesh kanë dalur afër 1 milion refugjatë, sot ka të hartuar një sërë dokumentesh ligjore me qëllim të trajtimit të refugjatëve në harmoni me standardet ndërkombëtare në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut e të drejtave të refugjatëve në veçanti. 

“Si popull jemi përballur me të njëjtën situatë në vitet ‘98-’99, kur afër 1 milion shqiptarë dhunshëm u dëbuan nga shtëpitë tyre dhe u strehuan në vendet fqinje por edhe më larg. Ne njohim më mirë se kushdo tjetër ndjenjën e të qenurit larg nga shtëpitë e tokat tona duke mos ditur se do të kthehemi ndonjëherë në to. Momentet e largimit nga vendi ynë janë menduar si të fundit sepse qëllimi ishte siguria dhe mirëqenia në vendet përreth”, tha ministri Sveçla.

Ministri Sveçla në fund u zotua se bashkëpunimi do të vazhdojë ngushtë me të gjitha organizatat që angazhohen për mbrojtjen e refugjatëve në Kosovë e veçanërisht me UNHCR, që ndihmoi sot në inaugurimin e objektit të renovuar si dhe theksoi se do të punojë të ofrojë siguri e mirëqenie për të gjithë të strehuarit që aktualisht janë këtu e të tjerët që mund të vijnë pas tyre që të kenë trajtim me dinjitet këtu dhe kudo nëpër Kosovë.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe shefi i misionit të UNHCR në Kosovë, Erol Arduc, përfaqësuesi i Lartë nga Zyra e BE-së në Kosovë, Luigi Brusa, Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim në Kosovë, Ulrika Richardson si dhe zyrtarë të tjerë të lartë KFOR-it, UNHCR-it dhe MPB-së.

Duhet theksuar se renovimi i Qendrës së Azilit u financua përmes Projektit Rajonal të BE-së “Adresimi i Sfidave të COVID-19 në reagimin ndaj Migrantëve dhe Refugjatëve në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM