Build Skills with our trainings

Sign up now!

Vitia- Szunyog: Vazhim i bashkëpunimit mes BE dhe Kosovës në përmirësimin e sistemit shëndetësor

Qer 18, 2021

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia sot priti në takim udhëheqësin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Në këtë takim Vitia njoftoi Szunyog për situatën epidemiologjike në vendin tonë, procesin e vaksinimit masiv dhe e informoi rreth përgatitjeve sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit.

Me theks të vecantë ministri Vitia përmendi indikatorët kryesor të gjendjes epidemiologjike si tregues kryesor të cilët janë: Rënia e dukshme e rasteve të vdekjes dhe e hospitalizimeve, numrin e ulët të rasteve, shkallën e ulët të pozitivitetit nën 1% dhe indikatorë të tjerë që e tregojnë situatën epidemiologjike si shumë të mirë dhe stabile për momentin.

Ministri Vitia gjithashtu shprehu shqetësimin se përkundër kësaj, Republika e Kosovës nuk është në listën e udhëtimeve “Free COVID” të BE-së, pavarësisht situatës shumë të mirë epidemiologjike. Trajtimi do të duhej të jetë i barabartë për të gjitha shtetet e rajonit sidomos kur janë indikatorë të matshëm dhe të cilat Republika e Kosovës i ka përmbushur.

Në anën tjetër, Szunyog u shpreh i lumtur për përmirësimin e situatës epidemiologjike dhe së bashku me ministrin Vitia u dakorduan për të vazhduar tutje bashkëpunimin mes Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës në përmirësimin dhe përforcimin e sistemit shëndetësor në Kosovë, thuhet në komunikatën për media e MSh-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM