Build Skills with our trainings

Sign up now!

KRU Prishtina: Të realizohen pagesat e faturave të ujit, fillon dërgimi i lëndëve i konsumatorëve shtëpiak

Qer 22, 2021

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a., krahas lehtësimit të kritereve për programimin e borxheve kërkon nga konsumatorët që të përmbushin obligimin e tyre financiar ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

Për të përmbushur këtë mision me sukses dhe për të ofruar furnizim stabil me ujë të pijshëm dhe cilësor, sigurisht që kërkohet angazhim maksimal dhe ka kosto të lartë në trajtimin e ujit dhe mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit në vazhdimësi.

KRU “Prishtina” sh.a. ka filluar me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te Permbaruesit Privat ( kjo vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro), deri më tash sektorin e bizneseve të vogla e të mëdha, ndërsa tash kemi filluar edhe me sektorin e amvisërisë / shtëpiak / individual.

Deri më tash kemi proceduar mbi 1500 lëndë të konsumatorëve borxhlinj te Përmbaruesit Privat

Inicimi i kësaj procedure përmes Përmbaruesve Privat do të krijonte shpenzime shtesë për ju dhe do të vështiresonte përmbushjen e obligmit tuaj duke paguar taksën shtesë.

Të nderuar konsumatorë, shfrytëzojeni mundësinë më të lehtë për realizimin e pagesave për shërbime të ujësjellësit dhe kanalizimit, sektori i bizneseve – paguaj 20% të borxhit total dhe pjesën e mbetur programoje për 24 muaj, sektori shtëpiak / individual – paguajë 10% të borxhit total dhe pjesën e mbetur programojë për 12-36 muaj, thuhet në komunikatën për media e KRU Prishtina.

Shpejt dhe lehtë, vetëm në  KRU”Prishtina” sh.a, Faleminderit për pagesa të faturave të ujit!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM