Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Kompozitori Rafet Rudi nderohet me çmimin për veprimtari jetësore “Niketë Dardani”

Qer 21, 2021

Në Ditën Botërore të Muzikës, në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, u ndanë çmimet tradicionale në fushën e muzikës.

Çmimi Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” iu nda kompozitorit, Prof. Rafet Rudi.

Çmimi për vepër orkestrale – simfonike dhe koncertante, kompozitorit Kreshnik Aliçkaj, për veprën Simfoni Nr.4.

Çmimi për vepër kamertale u nda tek dy kandidatë: Ersan Januzi dhe Hajrullah Zyla, kjo për shkak që të dy veprat janë të trajtuara në mënyrë profesionale, si nga ata teknike, dramatike, gjuha muzikore etj.

Çmimi për vepër soliste dhe duo iu nda kompozitorit Memli Kelmendi.

Anëtarët e jurisë për ndarjen e çmimeve vjetore për muzikë ishin:

Stephane de Gerando – kompozitor, Francë

Kushtrim Gashi – kompozitor, Kosovë, Gjermani

Ardian Halimi – kompozitor, Kosovë, Gjermani

Çmimet i ndau Ministri i MKRS, Hajrulla Ceku i cili ndër të tjera u tha fituesve që kjo është një pjesë e obligimit dhe më e pakta që mund të bëhet ndaj asaj që meritojnë.

Ndërsa prof. Rafet Rudi falënderoi Ministrinë për mbështetjen e krijimtarisë së tyre dhe këtë e konsideron si një stimulues të rëndësishëm për veprat e tyre që vështirë e gjejnë vendin me ndryshimet e mëdha në fushën e muzikës.

Në këtë ngjarje të pranishëm ishin edhe zëvendësministri Sejnur Veshall dhe pjesëtar të departamentit të kulturës në MKRS.

Ju urojmë të gjithë pjesëmarrësve dhe fituesve sukses të mëtejmë në punën e tyre profesionale, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM