Build Skills with our trainings

Sign up now!

IPK pranon donacion 10 kompjuterë nga Misioni i OSBE-së

Qer 23, 2021

Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj  priti sot në objektin e IPK-së në Hajvali shefin i Misionit të OSBE-së në Kosovë Michael Davenport.

Me rastin e vizitës IPK pranoi edhe një donacion prej 10 kompjuterësh nga misioni i OSBE-së.

Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj e falënderoi z.Davenport për përkrahjen që misioni i OSBE-së është duke dhënë në vazhdimësi për Inspektoratin Policor drejt fuqizimit të kapaciteteve të burimeve njerëzore me trajnime nga fusha e të drejtave të njeriut, parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, integritetit policor  si dhe me pajisje të ndryshme.

Edhe Amabasadori Davenport gjatë këtij takimi ceku se misioni i OSBE-së do të vazhdojë edhe më tej  përkrahjen e IPK-së në fuqizimin kapaciteteve profesionale që ndihmojnë zbatimin e misionit ligjor të IPK-së duke vënë në pah rëndësinë e IPK-së në fuqizimin e integritetit policor  dhe besueshmërisë së qytetarëve në policinë e vendit.

Shefi i Misionit të OSBE-së pas dorëzimit të donacionit vizitoi hapësirat e punës në objektin e IPK-së duke përfshirë edhe dhomën e dëshmive dhe dhomën e intervistave (që të dyja donacion i misionit të OSBE-së).

OSBE ka përkrahur vazhdimisht IPK-në dhe atë që na viti 2006 kur edhe është themeluar Inspektorati Policor i Kosovës, thuhet në faqen zyrtare të IPK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM