Build Skills with our trainings

Sign up now!

MD do të fillojë përgatitjet për organizimin dhe mbajtjen e provimit të jurisprudencës

Qer 23, 2021

Në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë, ministrja Albulena Haxhiu, e shoqëruar nga zëvendësministri, Blerim Sallahu dhe këshilltari i Lartë dhe shefi i Kabinetit, Genc Nimoni, ka takuar anëtarët e Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës.

Në fjalën e saj hyrëse, ministrja Haxhiu fillimisht uroi të gjithë anëtarët për përzgjedhjen e tyre nga Kuvendi i Kosovës, me ç’rast shprehu rëndësinë e mirëfunksionimit të Komisionit si dhe organizimit sa më të kompletuar të krejt procesi të cilit do t’i nënshtrohen juristët e rinj.

Ndër tjera ministrja Haxhiu kërkoi nga të gjithë anëtarët që të jenë në nivelin e detyrës dhe gjithashtu, që në përputhje me legjislacionin dhe kriteret profesionale, të zbatojnë përgjegjësitë të cilat iu janë besuar, duke kthyer kështu kredibilitetin dhe profesionalizimin në këtë proces.

Në anën tjetër kryetari i Komisionit, Albert Zogaj, në emër të Komisionit ka shprehur falënderimet për besimin e dhënë duke shprehur gatishmërinë dhe vullnetin që Komisioni të jetë në nivelin profesional gjatë ushtrimit të kësaj përgjegjësie. Zogaj tutje ka theksuar rëndësinë që Komisionit dhe tërë procesit, t’ia kthejnë integritetin dhe profesionalizmin e munguar.

Në kuadër të reformave, ditë më parë ministrja Haxhiu gjithashtu kishte ulur tarifat 50% për kandidatë të cilët do t’i nënshtrohen provimit si dhe për vet anëtarët e Komisionit.

Ditëve në vazhdim, Ministria e Drejtësisë do të fillojë përgatitjet për organizimin dhe mbajtjen e Provimit të Jurisprudencës, me ç’rast shumë juristë do të kenë mundësinë që t’i nënshtrohen, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM