Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Kurz: Populli i Kosovës janë më proevropianët, BE-ja t`i liberalizojë vizat duke mbajtur premtimin

Qer 23, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitës zyrtare në Austri është takuar me kancelarin Sebastian Kurz.

Në takim me kancelarin Kurz, presidentja Osmani ka shprehur falënderim për mbështetjen e vazhdueshme austriake ndaj Kosovës. Ka theksuar se është në interesin e Kosovës që kjo mbështetje të vazhdojë me procesin e liberalizimit të vizave si dhe fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Presidentja Osmani ka theksuar, gjithashtu edhe gatishmërinë e Kosovës për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe. Në këtë drejtim, Osmani ka potencuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e ekonomisë, teknologjisë informative, agjendës së gjelbërt dhe fushave të tjera.

Në këtë takim, Osmani ka falënderuar kancelarin Kurz për 95 mijë vaksina Pfizer, të cilat janë siguruar për Kosovën nga Bashkimi Evropian, për të cilat Austria kishte ndihmuar në aspektin procedural.

Presidentja Osmani në takim me kancelarin Kurz, ka theksuar se populli i Kosovës janë më proevropianët, ndaj ka kërkuar që BE-ja t`i liberalizojë vizat, duke mbajtur premtimin.

Ndërkaq sa i përket dialogut me Serbinë, presidentja Osmani ka ritheksuar qëndrimin për dialog të barabartë ndërmjet palëve, i cili përfundon me njohje reciproke.

Presidentja Osmani po ashtu ka theksuar se parakushte për paqen e qëndrueshme në rajon janë drejtësia për viktimat e luftës së fundit në Kosovë, zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë gjatë luftës dhe respektimi i sovranitetit dhe integritetit kushtetues e territorial të Republikës së Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM