Instituti Kombëtar i Shëndetësisë së Kosovës përmes postimit në rrjetin social Facebook, ka publikuar rastet e të infektuarve me COVID-19, më 07.07.2021
Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.251 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 236.035 doza të vaksinës.
Deri më sot 57.994 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.575 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.405.
Në total numri i rasteve aktive është 152.