Build Skills with our trainings

Sign up now!

Abdixhiku: Kosova është shembull i tolerancës etnike dhe fetare, një ndër pasuritë më të çmuara të popullit tonë

Kor 7, 2021

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm Imri Ahmeti, ka pritur në takim Myftiun e Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Kryetari Abdixhiku duke vlerësuar rolin e Bashkësisë Islame të Kosovës, e falënderoi Myftiun Tërnava për punën e tyre në promovimin e kulturës fetare dhe respektin e ndërsjellë mes besimeve dhe feve të ndryshme.

Kryetari Abdixhiku theksoi se Kosova është shembull i tolerancës etnike dhe fetare dhe ky mozaik është një ndër pasuritë më të çmuara të popullit tonë.

Myftiu Tërnava duke uruar kryetarin Abdixhiku për marrjen e detyrës, vlerësoi rolin e LDK-së ndër vite.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për mundësitë për bashkëpunim ndërmjet LDK-së dhe Bashkësisë Islame, thuhet në komunikatën për media e LDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM