Build Skills with our trainings

Sign up now!

MPB: Apel qytetarëve për kujdes nga zjarret

Kor 7, 2021

Ministria e Punëve të Brendshme apelon te qytetarët të jenë të kujdesshëm, meqë tashmë është sezoni i verës, që karakterizohet me temperatura të  larta, e të cilat ndikojnë në rritjen e rrezikut për shfaqjen dhe zgjerimin e vrullshëm të zjarreve në sipërfaqe të hapura, malore dhe fushore.

 

Me qëllim të evitimit të rrezikut nga zjarri, mbrojtjes të jetës së qytetarëve, të pronës, shtazëve dhe ambientit, APELOJMË që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes, kudo që ai mund të paraqitet, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

 

Reagimi në rreziqe dhe kërcënime është detyrë dhe obligim qytetarë i secilit nga ne!

 

Në situata kur nuk keni mundësi të veproni- reagoni, atëherë pa asnjë hezitim duhet të lajmëroni rrezikun, duke ndjekë hapat si më poshtë. 

 

  • Informimin mund ta bëni në Qendrën Operative Emergjente, nëpërmjet numrit unik ( integruar) emergjent – 112 (këtë numër emergjent – 112 mund ta thirrni dhe merrni, pa prefiks,  nga secili vend apo pozitë në Republikën e Kosovës).  Gjithashtu mund të thirrni edhe në këta numra:

 

  • Njësinë më të afërt Profesionale te Zjarrfikës dhe  Shpëtimit në numrin e telefonit 193,

 

  • Policinë e Kosovës, në numrin e telefonit   192,

 

  • Ndihmën e shpejtë , në numrin e telefonit   194.

 

Të gjitha thirrjet janë pa pagesë.

ZJARR- VËNIET E QËLLIMTA,  SI  DHE  ATO TË SHKAKTUARA NGA PAKUJDESIA,  

JANË VEPËR PENALE DHE SANKSIONOHEN ME LIGJ.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM