Build Skills with our trainings

Sign up now!

Në bashkëpunim mes institucioneve të vendit dhe ShBA, kthehen 11 qytetarë nga zonat e konfliktit në Siri

Kor 19, 2021

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt konferenca për media lidhur me kthimin në Republikën e Kosovës së 11 qytetarëve nga zonat e konfliktit në Siri.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin ministri i Punëve të Brendshme, njëherazi Koordinatori Nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovë, Samedin Mehmeti.

Në fjalën e tij para gazetarëve, ministri Sveçla bëri të ditur se kthimi i këtyre qytetarëve, ku në mesin e tyre janë katër fëmijë, është bërë në bashkëpunim të ngushtë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Me këtë veprim, Kosova, si anëtare e Koalicionit Global, dëshmon së është partner i përkushtuar dhe i gatshëm të përmbushë obligimet ligjore, si vendore dhe ato ndërkombëtare”, tha ministri Sveçla.

Më tej, ai theksoi se të gjithë personat që kanë marrë pjesë në luftime në zonën e konfliktit, kanë kryer krime si dhe ata që kanë qenë të përfshirë në çfarëdo kapaciteti në organizata terroriste, do të dalin para drejtësisë.

Në anën tjetër, ai theksoi se: “ne të do ndërmarrim të gjithë veprimet e nevojshme së bashku me institucionet relevante, për të ofruar mbështetjen e plotë për rehabilitimin dhe ri-integrimin e tyre në shoqëri ”.

Ndërsa, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovë, Samedin Mehmeti tha se falë angazhimeve të tilla, ka rezultuar që situata aktuale të jetë shumë më ndryshe, për dallim me situatën e viteve 2013 dhe 2014.

Ai bëri të ditur se gjatë këtij operacioni është arritur që të kthehen gjithsej 11 persona, në mesin e të cilëve gjashtë burra, një grua dhe katër fëmijë.

Po ashtu, ai theksoi se deri më tani, të kthyer nga zona e konfliktit janë gjithsej 253 persona, prej të cilëve 130 burra, 39 gra dhe 84 fëmijë.

Në fund, u theksua se situata e sigurisë në vendin tonë është e qetë dhe stabile, ndërsa Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar që sipas misionit dhe detyrave të saj, në mënyrë të vazhdueshme të angazhohet në përmbushjen e aktiviteteve dhe objektivave të parapara sipas Strategjisë për parandalimin e përhapjes së ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, thuhet në komunikatën për media e MPB-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM