Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti u dërgon telegrame ngushëllimi familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani

Kor 22, 2021

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin e tij, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar telegrame ngushëllimi familjeve të dy viktimave të përmbytjeve në Gjermani, Vanessa Koxha dhe Shaban Delija.

Në letrat e ngushëllimit, të cilat u janë dërguar familjeve Koxha në Kaçanik dhe familjes Delija në fshatin Zahaq të Pejës, kryeministri Kurti ua ka shprehur atyre ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarëve në fatkeqësinë natyrore që ka goditur shtetin mik, Gjermaninë.

Me mendje e zemër jemi pranë Jush, në këto ditë zie e pikëllimi, ka shkruar kryeministri Kurti në letrat e ngushëllimit, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM