Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani: Populli i Kosovës do ta përkujtojë përherë shembëlltyrën e Shabanit dhe sakrificën e tij

Kor 23, 2021

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar veprimtarin e shquar të Kosovës për liri e pavarësi, avokatin e njohur Shaban Manaj, në 21 vjetorin e vrasjes.

Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se Manaj nuk u dorëzua asnjëherë para vështirësive dhe nuk hoqi dorë nga ideali i tij për ta parë vendin të lirë. Për kontributin e dhënë për Kosovën është dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Populli i Kosovës do ta përkujtojë përherë shembëlltyrën e Shabanit dhe sakrificën e tij për atdheun, ndërkaq përpjekjet tona për drejtësi nuk do të ndalen kurrë.

 

21 vjet më parë, pasi u rrëmbye, u vra mizorisht njëri ndër veprimtarët më të shquar të Kosovës për liri e pavarësi, avokati i njohur, Shaban Manaj.

 

Ai qe intelektual, i cili tërë jetën ia kushtoi çështjes kombëtare dhe mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut.

 

Bashkudhetar e bashkëmendimtar i presidentit historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, Manaj luftoi për kauzën e lirisë, e cila u shndërrua në udhërrëfyese të jetës së tij.

 

Ai nuk u dorëzua asnjëherë para vështirësive dhe nuk hoqi dorë nga ideali i tij për ta parë vendin të lirë. Për kontributin e dhënë për Kosovën është dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”.

 

Populli i Kosovës do ta përkujtojë përherë shembëlltyrën e Shabanit dhe sakrificën e tij për atdheun, ndërkaq përpjekjet tona për drejtësi nuk do të ndalen kurrë.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM