Build Skills with our trainings

Sign up now!

Qeveria e Kosovës e përkushtuar për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të njeriut

Kor 23, 2021

U mbajt takimi i Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës të organizuar nga Zyra e Kryeministrit / Zyra për Qeverisje të Mirë dhe të kryesuar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Në fjalën hyrëse të tij, kryeministri Kurti shprehu zotimin e qeverisë që secili qytetar të përfitojë në mënyrë të drejtë e të barabartë nga politikat e nga programi qeverisës. Ai tha se kjo do të arrihet nëpërmjet fuqizimit të rolit të gruas në shoqëri, ekonomi e trashëgimi, përmirësimit të cilësisë së mirëqenies të jetës së fëmijëve, garantimit dhe mbrojtjes së të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, dhe përmirësimit të gjendjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Ndërsa theksoi se shteti ynë duhet të dëshmohet më së shumti aty ku nevojat janë më të madhe.

Në këtë takim u diskutua për domosdoshmërinë e koordinimit të mëtejmë mes institucioneve dhe organizatave, dhe angazhimin e përbashkët për të hequr paragjykimet, për të luftuar varfërinë, investuar në edukim, banim e punësim dhe për të rritur barazinë e mundësitë për jetë më të mirë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM