Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca: Ngushëllime familjeve për humbjen e më të dashurve, u qoftë i lehtë dheu i Kosovës

Kor 28, 2021

Të nderuara familje Binakaj, Rrustemi, Kolmekshaj, Kastrati, Bellanica, Maloku, Hoxha, Idrizaj e Sylmetaj, si dhe të afërm e miq të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës.

Jo vetëm ju, por e tërë Kosova është pllakosur në zi dhe mbytur në dhimbje për bashkatdhetarët tanë të dashur, që pësuan në fatkeqësinë tragjike afër Slavonski Brodit të Kroacisë, derisa po ktheheshin në atdhe nga mërgimi për pushime çmallëse.

Këtë herë, përmes udhëtimit të tyre të fundit, 10 bashkatdhetarët tanë iu kthyen Kosovës në trajtën më të dhimbshme – nëpër arkivole.

Në këto momente tejet tronditëse për ju që humbët më të dashurit tuaj dhe për mbarë Kosovën, jemi bashkë dhe pranë njëri-tjetrit për të shprehur solidaritetin vëllazëror, për të ndarë dhimbjen dhe për ta përballuar më lehtë pikëllimin për jetët e humbura në këtë tragjedi të dimensioneve tejkombëtare, si dhe për t’u lutur për shërimin e të lënduarve.

Ngushëllimet tona më të sinqerta familjeve, të afërmve dhe miqve për humbjen e më të dashurve të tyre, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

U qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM