Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Dëshmorët janë shkëmbi ku mbështetet i palëkundshëm projekti i nisur me Lidhjen e Prizrenit

Gus 7, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varret e dëshmorëve të familjes Lleshi të rënë gjatë luftës së fundit çlirimtare në vitet 1998 dhe 1999.

Katër dëshmorë nga kjo familje, Mark Tunë Lleshi dhe Kolë Gjon Lleshi dhanë jetën në qëndresë kundër okupatorit më 7 gusht 1998, ndërsa pas pak muajsh, në 28 janar 1999, ranë në betejë edhe dy dëshmorë të tjerë nga kjo familje, vëllezërit, Prenë dhe Memë Lleshi.

Po nga kjo familje patriotike, Dedë Pashk Lleshi dha jetën në vitin 1944 duke luftuar okupatorët serbë.

Gjatë nderimeve për ta, në fshatin Vraniq të Gjakovës, kryeministri Kurti, tha se këta dëshmorë janë krenaria jonë, ndërsa puna jonë ka për të pasur vlerë vetëm nëse arrijmë ta përmbushim sado pak amanetin e tyre.

“Familja Lleshi, familja Jashari, familja Haradinaj, dhjetëra familje të tjera e qindra shqiptarë që sot i nderojmë si dëshmorë, janë shkëmbi ku mbështetet i palëkundshëm projekti jonë, projekti i nisur me Lidhjen e Prizrenit,” tha kryeministri Kurti.

Në këtë vizitë për homazhe në fshatin Vraniq të Gjakovës, kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, znj.Mimoza Kusari Lila dhe  Agon Batusha, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

 

 

E nderuara familje Lleshi,

E nderuara Lokja Hanë,

I dashuri Gegë,

E nderuara deputete dhe kryetare e grupit tonë parlamentar, zonja Mimoza Kusari,

Të nderuar zyrtarë të Komunës së Gjakovës,

Të dashur prijës fetarë,

Motra e vëllezër, zonja e zotërinj,

 

Jemi këtu sot, për të bërë homazhe dhe nderim për një nga familjet që i ka dhënë shumë atdheut dhe kombit, familjes Lleshi nga fshati Vraniq i Gjakovës.

 

Katër dëshmorë i ka dhënë kjo familje në luftën e fundit çlirimtare, Mark Tunë Lleshi, 72 vjeçar dhe Kolë Gjon Lleshi, 31 vjeçar, dhanë jetën në qëndresë kundër okupatorit, më 7 gusht 1998 pra saktësisht 23 vite më parë. Pas pak muajsh, më 28 janar 1999, ranë në betejë edhe dy dëshmorë të tjerë nga kjo familje, vëllezërit, Prenë dhe Memë Lleshi.

 

Të katër dëshmorët e familjes Lleshi, Kosova i ka nderuar dhe do t’i nderojë gjithmonë.  Shqiptarët, të të gjitha feve, të fshatit e të qytetit, të malësive e të luginave, të të gjitha krahinave, i janë bashkuar luftës për liri dhe kanë dhënë gjakun e jetën për kombin e për bashkimin. Jo vetëm në luftën e fundit, por edhe në luftërat e mëparshme. Po kjo familje patriotike kishte edhe Dedë Pashk Lleshin i cili e dha jetën në vitin 1944 duke luftuar okupatorët serbë.

 

Këta dëshmorë janë krenaria jonë. Puna jonë ka për të pasur vlerë vetëm nëse arrijmë ta përmbushim sado pak amanetin e tyre. Familja Lleshi, familja Jashari, familja Haradinaj, dhjetëra familje të tjera e qindra shqiptarë që sot i nderojmë si dëshmorë, janë shkëmbi ku mbështetet i palëkundshëm projekti jonë, projekti i nisur me Lidhjen e Prizrenit.

 

Heroizmi i tyre sot kërkon angazhimin, punën dhe ndershmërinë e secilit prej nesh.

 

Nder e lavdi e përjetshme për familjen heroike shqiptare, familjen Lleshi dhe dëshmorët e saj.

 

Lavdi!​

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM