Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti në takim falënderues me Task-Forcën Reaguese të FSK-së, që mori pjesë në shuarjen e zjarreve në Shqipëri

Gus 12, 2021

Pjesëtarët e Task-Forcës Reaguese të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët morën pjesë në operacionin për shuarjen e zjarreve në Republikën e Shqipërisë, u mirëpritën në një takim falënderues nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Me 9 gusht, me urdhër operacional, ata kishin zbarkuar në Republikën e Shqipërisë si pjesë e kontingjentit të përbërë nga tri skuadra të zjarrëfikjes dhe shpëtimit të Gardës Kombëtare, si dhe një ekip të Kompanisë për Operacione me Civil.

Gatishmëria, kontributi dhe angazhimi i juaj meriton vlerësimin dhe mirënjohjen më të lartë nga të gjithë ne, tha Kryeministri Kurti në takim. Ai shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës i qëndron pranë zotimit të saj për të dhënë vëmendjen e merituar Forcës së Sigurisë, duke i ngritur kapacitetet profesionale në shërbim të misionit të saj, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM