Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- ISG: Ministria e Mbrojtjes do të mbetet prioritet i Qeverisë edhe në vitet pasuese

Gus 12, 2021

Përkushtimi shumëvjeçar i Institutit për Qeverisje në sektorin e Sigurisë (Institute for Security Governance) në strukturimin dhe formësimin e institucionit të Ministrisë së Mbrojtjes, u vlerësua lartë në takimin e sotëm mes kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesve të ISG-së.

Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për zhvillimin e mëtutjeshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe rritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sikurse me rritjen buxhetore prej mbi 100 milionë euro për vitin e ardhshëm, Ministria e Mbrojtjes do të mbetet prioritet i Qeverisë edhe në vitet pasuese.

Në takim u bisedua për rëndësinë e përvojës së fituar nga bashkëzbarkimet e FSK-së dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit me shtetet partnere.

U ritheksua përcaktimi i Kosovës në rrugën e NATO-s, me forcë moderne të mirëtrajnuar dhe të ndërveprueshme me shtetet anëtare të NATO-s.

Së bashku me kryeministrin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Agime Gashaj, shefe e Kabinetit në Ministrinë e Mbrojtjes, mirëpriten në takim ekspertët Keith Dunn, kryesues i grupit të ISG, Eric Leyde, udhëheqësin e Programit, Robert Hale, ekspertin për buxhet, planifikim, ekzekutim, blerje, Robert Fix, ekspert i tranzicionit, Bruce Orvis, ekspert për personel si dhe Lance Jr. Burton, ekspert për logjistikë si dhe Kolonelin Steve Rose, Atasheun e Mbrojtjes së ShBA-ve.

Instituti për Qeverisjen në sektorin e Sigurisë (Institute for Security Governance – ISG) ka përkrahur për një dekadë Ministrinë e Mbrojtjes në aspektin strategjik, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM