Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas tërmetit shkatërrues në Haiti ku la të vdekur rreth 1300 qytetarë ka shprehur solidarizim për poullin e Haitit.
Osmani në Twitter ka thënë se mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Haitit, veçanërisht ata që kanë humbur të dashurit e tyre.
Zemra ime shkon për njerëzit e #Haiti në këtë kohë të vështirë.
Raportet për tërmetin dhe numrin e të vdekurve janë shkatërruese.
Mendimet dhe lutjet tona janë me njerëzit e Haitit, veçanërisht ata që kanë humbur të dashurit e tyre.