Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoti: Dëshmorët, të rënët dhe të gjithë që na mungojnë, janë vula e lirisë sonë

Gus 19, 2021

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti dhe udhëheqësi i Njësisë së Komisionit, Kushtrim Gara, kanë pritur familjarët e dëshmorit Muhamet Musliu, me rastin e identifikimit të mbetjeve mortore dhe respektimit të kërkesës së familjes për organizmin e ceremonisë së rivarrimit.

Mbetjet mortore janë gjetur dhe zhvarrosur në tetor të vitit 2020, në një lokacion në fshatin Polanë, Komuna e Istogut, pas një angazhimi të familjes me përkrahjen e institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës dhe janë identifikuar gjatë këtyre muajve me përkrahjen edhe të Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur.

Në këtë rast, familjarët e Dëshmorit Muhamet Musliu, djali Ardion Musliu, vëllezërit Fitim Musliu dhe Liri Musliu, falënderuan Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur për angazhimin dhe përkrahjen në veçanti gjatë muajve të fundit me qëllim të adresimit të informatave dhe identifikimit të mbetjet mortore të zhvarrosura, si dhe për gatishmërinë e vazhdueshme për t’u përgjigjur në përkrahje të kërkesave të familjes.

Kryesuesi i Komisionit, Andin Hoti, duke vlerësuar lart mirëkuptimin dhe bashkëpunimin me familjet e personave të zhdukur, potencoi se Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur është institucion dhe zyre e familjarëve dhe për familjarët e personave të zhdukur, në përpjekjen e përbashkët që çështja e personave të zhdukur, si një nga temat më të ndjeshme dhe pasojat më të rënda nga lufta, të marrë epilog.

“Dëshmorët, të rënët dhe të gjithë që na mungojnë, janë vula e lirisë sonë”, theksoi Hoti.

Pas identifikimit të mbetjeve mortore, ceremonia e rivarrimit të Dëshmorit Muhamet Musliu do të organizohet sot , në Varrezat e Dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Marinë, Skenderaj, në ora 17:00, nga Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me shoqatat e dala nga Lufta Çlirimtare, Forca e Sigurisë së Kosovës, gjegjësisht Ministria e Mbrojtjes dhe Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në mbështetje të kërkesave të familjes, thuhet në komunikatën për media e ZKM.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM