Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia kufitare ndalon një rast kontrabande me mallra në kufirin mes Serbisë dhe Kosovës

Gus 21, 2021

Njësia patrulluese e policisë kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit Muqivercë, gjatë patrullimit në zonën kufitare mbi fsh. Korminjan-Ranillug, kanë arrit t’i ndalojnë dy traktorë me rimorkio të improvizuara të cilët kishin ardhur nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Traktorët drejtoheshin nga dy meshkuj kosovarë, të cilët kishin përdorur rrugë ilegale për të kontrabanduar mallra në mënyrë të paligjshme. Patrulla policore ka arrestuar dy të dyshuarit, malli dhe traktorët janë dërguar në terminalin doganor. Ndaj dy të dyshuarve iniciohet rast penal ‘kontrabanda me mallra’. Me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Malli i kontrabanduar përbëhej nga artikuj ushqimor si: mish, mjaltë, pije të gazuara, birra, djathë, sheqer, uji etj. (shih fotot më poshtë), thuhet në postimin në Facebook të Policisë së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM