Build Skills with our trainings

Sign up now!

Në Ministrinë e Drejtësisë mbahet takimi për reformat në sistemin prokurorial

Gus 24, 2021

Në Ministrinë e Drejtësisë është mbajtur takim me përfaqësues të Prokurorisë së Shtetit, Prokurorisë Speciale, përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së, Zyrës së BE-së dhe UNDP-së si dhe përfaqësues të shoqërisë civile, me ç’rast është diskutuar për reformat në sistemin prokurorial të Kosovës.

Gjatë këtij takimi me fokus të veçantë është diskutuar për ndryshimet e nevojshme legjislative në sistemin prokurorial, bazuar në rekomandimet që kanë dalë nga procesi i Rishikimit Funksional i Sektorit të Sundimit të Ligjit, si dhe Strategjia për Sundimin e Ligjit, siç është përbërja e Këshillit Prokurorial, duke përfshirë numrin e anëtarëve dhe procesin për emërimin e anëtarëve të KPK-së.

Po ashtu gjatë këtij takimi është diskutuar dhe për kompetencat e Prokurorisë Speciale me fokus të veçantë në hetimin e veprave penale të korrupsionit të nivelit të lartë, me qëllim të rritjes së efikasitetit të kësaj prokurorie në këtë fushë si dhe për sfidat e vështirësitë e sistemit prokurorial dhe mundësitë e adresimit të tyre, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM