Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rritje e bashkëpunimit ekonomik mes BQ të Kosovës dhe BQ të Turqisë

Gus 24, 2021

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Fehmi Mehmeti ka pritur në takim ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağri Sakar.

Në këtë takim Mehmeti njoftoi Sakar me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe angazhimin e mëtejmë të BQK-së për të ndihmuar në rimëkëmbjen e ekonomisë dhe mbajtjes së sektorit financiar stabil dhe likuid, në kohën kur vendi po përballet me një valë të re të pandemisë dhe me masat për frenimin e shpërndarjes së virusit.

Guvernatori falënderoi Turqinë për ndihmën e vazhdueshme dhënë Kosovës, përfshirë edhe sektorit financiar, përmes bashkëpunimit me Bankën Qendrore të Republikës së Turqisë dhe Autoritetin Rregullativ dhe Mbikëqyrës Bankar.

Nga ana tjetër ambasadori Sakar u shpreh i lumtur për bashkëpunimin mes të dyja vendeve, derisa ofroi mbështetje të mëtutjeshme për avancimin edhe më të madh të marrëdhënieve, thuhet në komunikatën për media e BQK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM