Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNj përgëzon Policinë për punën profesionale, arrestimin e dyshuarit për krimin e tmerrshëm në Ferizaj

Gus 24, 2021

KMDLNj e dënon krimin jashtëzakonisht të rëndë në Ferizaj me ç’rast humbi jetën M.O. nga Ferizaj dhe në të njëjtin rast përgëzon Policinë e Kosovës, Prokurorinë dhe Gjykatën për një punë shumë profesionale dhe efikase e që për rezultat pati arrestimin e të dyshuarve për këtë krim të tmerrshëm për një kohë shumë të shkurtër.

Pas krimit jashtëzakonisht të rëndë me ç’rast humbi jetën M.O., 18 vjeçare nga Ferizaj, Policia e Kosovës, pas një hetimi të shpejtë dhe profesional e arrestoi të dyshuarin A.S., ndërsa, sot, në mesditë në fshatin Sojevë e arrestoi të dyshuarin kryesor për këtë krim shumë të rëndë, D.K. me të cilin viktima ishte martuar muaj më parë. Vlenë të theksohet se ndihma e qytetarëve ndihmoi shumë në arrestimin e të dyshuarit kryesor dhe tani mbetet në përgjegjësi të hetuesve policorë si dhe prokurorisë të sqarojnë rrethanat dhe motivin e këtij krimi të tmerrshëm që nxiti indinjatë të thellë te qytetarët e Ferizajit dhe të Kosovës pas së cilës autoriteti i vetëm, Gjykata kompetente do të marrë vendim, pas administrimit të provave.

KMDLNj, edhe më parë ka kërkuar që të mos ndërhyhet në punën e organeve të hetuesisë, përkatësisht të Policisë dhe Prokurorisë sepse konsiderohet si presion ndaj tyre dhe se gjykimet e tilla përkatësisht vendimet e gjykatës, në disa shtete janë hedhur poshtë nga Gjykata për të Drejtat e Njeriut në Strasbur me arsyetim se gjykimi i opinionit është konsideruar si presion në vendimmarrje të gjykatës e që ka ndikuar në vendimin final të Gjykatës.

Nëse në Kosovë flasim për pushtete të ndara dhe nëse themi se Gjykatat janë të pavarura në marrje të vendimeve atëherë është e papranueshme që opinioni të caktojë lartësinë e dënimit aq më parë që kjo është e drejtë dhe përgjegjësi ekskluzive e prokurorit të rastit që është përfaqësues dhe mbrojtës i aktakuzës dhe, pas administrimit të provave, vetëm Gjykata është autoritet suprem dhe i vetëm për marrje të vemdimit pas së cilës palët e pakënaqura kanë të drejtë ankimimi në afatin e paraparë me ligje , deri në shpalljen e vendimit të formës së prerë.

Nga aspekti i të drejtave të njeriut çdo i akuzuar ka të drejtë për një proces të drejtë, fer, të paanshëm dhe të pandikuar politikisht apo i ndonjë natyre tjetër dhe askush nuk mund të shpallet fajtor pa një vendim përfundimtar të Gjykatës kompetente. Çdo i akuzuar ka të drejtë të ketë mbrojtës për të cilin përcaktohet apo, në rast se nuk ka mundësi, i caktohet një mbrojtës sipas detyrës zyrtare.

KMDLNj e kundërshton çdo ndërhyrje apo presion që i bëhet organeve të hetuesisë apo gjykatave e që në Kosovë është i pranishëm, qoftë për përfitime politike apo të tjera.

KMDLNj e dënon linçimin publik që iu bëhet personave të cilët nuk pajtohen me qëndrimet e linçuesve, kanë qëndrime ndryshe dhe këtë e konsideron si presedan të rrezikshëm për demokracinë dhe lirinë e shprehjes  e që i ngjanë sjelljeve në Korenë e Veriut. Është një linçim përjashtues dhe i papranueshëm, thuhet në komunikatën për media e KMDLNj-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM