Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani merr pjesë në Forumin Ekonomik të Zvicrës

Gus 31, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot udhëtoi për në Zvicër ku do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik të Zvicrës (Swiss Economic Forum).

Në këtë Forum, presidentja Osmani do të flasë për potencialin ekonomik të Kosovës si dhe tërheqjen e investimeve të huaja.

Osmani do të mbajë një fjalë rasti në këtë Forum, në të cilin çdo vit marrin pjesë 1,350 personalitete nga biznesi, akademia, politika dhe mediat.

Diskutimet në këtë Forum synojnë këmbimin e ideve në fushën e rrjetëzimit industrial.

Në kuadër të kësaj vizite, presidentja Osmani do të takohet edhe me përfaqësues shtetëror të Konfederatës zvicerane, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM