Build Skills with our trainings

Sign up now!

Rëndësia e perceptimeve: nisma e parë globale mbi perceptimet e ekonomisë qarkore

Sht 3, 2021

Nocioni i ekonomisë qarkore, ka origjinë të thellë historike dhe filozofike. Ideja e reagimeve, e cikleve në sistemet e botës reale, është e lashtë dhe ka jehonë në shkolla të ndryshme të filozofisë. Ajo gëzoi një ringjallje në vendet e industrializuara pas Luftës së Dytë Botërore kur ardhja e studimeve të bazuara në kompjuter të sistemeve jo-lineare, zbuloi pa mëdyshje natyrën komplekse, të ndërthurur dhe për këtë arsye të paparashikueshme të botës në të cilën jetojmë – më të ngjashme me metabolizmin sesa me një makinë. Me përparimet aktuale, teknologjia digjitale ka fuqinë për të mbështetur kalimin në një ekonomi qarkore duke rritur në mënyrë radikale virtualizimin, de-materializimin, transparencën dhe inteligjencën e nxitur nga reagimet.

Esenca e ekonomisë qarkore reflektohet në tendencën e njerëzimit të arrijë që ta mimikojë sistemin ekonomik, mbi të cilin funksionon natyra – ku lëndët e para që hyjnë në krijimin e një produkti në natyrë nuk humben, por vetëm transformohen nga një formë në tjetrën. Në përballje me mbipopullimin, stërpërdorimin e resurseve finite, degradimin ambiental dhe ndikimin në mirëqenien e njerëzimit, shihet qartë që sistemi ekonomik linear që filloi para disa qindra vitesh, dhe mori hov nga revolucioni industrial e tutje, nuk është i qëndrueshëm për të akomoduar ndryshimet ambientale me të cilat do të ballafaqohet njerëzimi në afatgjatë.

Sören Bauer, Drejtor i REVOLVE Circular një organizatë jofitimprurëse me qendër në Vjenë, Austri, e cila avokon për një transformim sistematik nga një kulturë lineare e fiksuar pas rritjes ekonomike drejt një shoqërie të drejtë dhe gjithëpërfshirëse qarkore thotë se: ““Ekonomia Qarkore” është një koncept i ri, i cili gjithnjë e më shumë përdoret – dhe nganjëherë keqpërdoret – nga organizata të ndryshme. Ekzistojnë definicione të ndryshme të këtij koncepti, bazuar në vizione dhe ide të ndryshme, duke rezultuar kështu në një larmi interpretimesh. Me fjalë të tjera, përgjigja se çfarë është Ekonomia Qarkore varet nga personi të cilin e keni pyetur; nuk ka një përkufizim të vetëm për të cilin bien dakord nga të gjithë.”

Sören Bauer, REVOLVE Circular

Nisma globale për të hartuar perceptimet mbi Ekonominë Qarkore

Imagine Circularity, është sondazhi i parë global mbi perceptimet mbi ekonominë qarkore, i cili synon të kuptojë se si palë të ndryshme të interesit e shohin dhe imagjinojnë ekonominë qarkore.

Sipas Sören: ” Imagine Circularity është sondazhi i parë global mbi atë se si njerëzit perceptojnë – dhe çfarë mendojnë ata – kur e dëgjojnë termin “ekonomi qarkore”. Në të njëjtën kohë, është më shumë se një sondazh – është një nismë me tre objektiva kryesore:

  • Edukimi i më shumë njerëzve mbi bazat e një ekonomie rrethore duke i ekspozuar ata në një sërë pyetjesh kyçe që lidhen me konceptin, brenda vetëm 15 minutash;
  • Për të krijuar një mostër përfaqësuese se si një milion njerëz globalisht e perceptojnë një ekonomi qarkore;
  • Përdorimi i rezultateve dhe gjetjeve për të dhënë kontribut për zhvillimin e politikave dhe praktikave qarkore”

Bota ka nevojë për një “Sondazh të Perceptimit të Ekonomisë Qarkore” sepse siç thotë Sören; perceptimet mund të jenë më të rëndësishme sesa njohuritë faktike, sepse shumë entuziastë të ekonomisë qarkore janë të bindur se ka diçka thellësisht të gabuar me ekonominë mbizotëruese lineare dhe nëse duam të ndryshojmë drejt diçkaje ndryshe, ne kemi nevojë për edukimin e njerëzve dhe krijimin e një kuptimi të përbashkët – apo “perceptimi”.

“Ne shohim se shumë strategji dhe politika rreth Ekonomisë Qarkore janë zhvilluar nga lart poshtë, jo nga poshtë lart. Ndonëse shumë organizata dhe qeveri shkruajnë se njerëzit duhet të edukohen për modelet alternative ekonomike, ne nuk shohim shumë aktivitete të ndërlidhura me këtë. Kështu, Imagine Circularity ka për qëllim të edukojë njerëzit dhe, së dyti, të sigurojë të dhëna mbi atë që njerëzit në të gjithë globin mendojnë për ekonominë qarkore. ” Vazhdon ai duke shpjeguar rëndësinë e këtij sondazhi.

Kosova gjithashtu iu bashkua nismës globale për të hartuar perceptimet mbi Ekonominë Qarkore. Imagine Circularity në bashkëpunim me KosovaLive, një organizatë mediale e cila e përdor median si mjet dhe promovues të edukimit, dialogut dhe barazisë kanë përshtatur sondazhin e parë global mbi ekonominë qarkore në gjuhën shqipe.

Në Kosovë, mungesa e njohjes me terminologjinë dhe konceptin e ekonomisë qarkore është evidente. Përveç që mungon njohja me terminologjinë e këtij koncepti nga masa, mungon edhe kuptimi i thellë i esencës së ekonomisë qarkore, si dhe komponentet ndërtuese, që mundësojnë zhvillimin e saj. Përderisa shihet një vetëdijësim dhe një dashamirësi për ambientin, mungon kuptimi holistik mbi mënyrën se si veprimet e ndryshme biznesore, e zgjedhjet vetanake ndërveprojnë me mirëqenien holistike njerëzore dhe ambientin, që mundëson ekzistencën. Përmëtepër shihet mungon një besim se diç mund të bëhet në nivel individual që mund të ndryshojë kahjen e ekonomisë dhe një varësi në mbështetje për stimulim nga organet shtetërore.

Sören beson se është vërtet e rëndësishme që vendet në zhvillim, siç është Kosova, t’i bashkohen nismave të tilla.

“Unë besoj se kjo është e rëndësishme sepse transformimi i nevojshëm nga një ekonomi lineare drejt një ekonomie më qarkore është një çështje globale, jo një që vlen vetëm për vendet e zhvilluara e të industrializuara. Në fakt, vendet si Kosova kanë shumë për të fituar nëse ndërtojnë praktika dhe politika qarkore si pjesë e zhvillimit të tyre socio-ekonomik dhe strategjive të ardhshme. Që të ndodhë diçka e tillë, akterë të ndryshëm si politikëbërësit, shkencëtarët, gazetarët, studentët dhe të tjerët së pari duhet të kenë një kuptim bazë të modeleve alternative të një ekonomie lineare. Imagine Circularity synon të mbështesë këtë objektiv,” thotë ai.

Imagine Circularity synon të angazhojë një milion pjesëmarrës nga e gjithë bota për të krijuar një mostër përfaqësuese të pikëpamjeve dhe kuptimeve të tyre.

Sören është i vendosur që edhe pse mund të mos jenë në gjendje të arrijnë një milion njerëz – ata do të vazhdojnë të përpiqen.

Sipas tij: “Tre gjëra janë të sigurta:

  1. Ne do të zhvillojmë dhe publikojmë një raport global në lidhje me gjetjet që do të futen në proceset e hartimit të politikave.
  2. Ndodh të vazhdojmë në një vit të dytë, me më shumë partnerë, dhe një sondazh të ndryshëm ose aktivitete të tjera që lidhen me ndërtimin e edukimit qarkor, objektivi ynë kryesor.
  3. Ne do të bashkëpunojmë veçanërisht me mediat në mënyrë që të sigurojmë që gjetjet të komunikohen dhe shpërndahen tek të gjithë.”

Nëse jeni të interesuar, anketën mund ta plotësoni këtu: How do you imagine a Circular Economy?

Dhe mund ta gjeni versionin në gjuhën shqipe: Si e imagjinoni një ekonomi qarkore?

Edona Shala

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

“C*kli m*nstrual”

“C*kli m*nstrual”

Aq shumë eufemizma. “Të kuqet”, “ato”, “tezet”. Më lehtë të vjen kur i mbështjellë pecetat higjienike me qese rrugës...

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM