Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministri Murati në konferencën e parë vjetore të MF të Maqedonisë së Veriut

Sht 6, 2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati ka marrë pjesë në Konferencën e Parë Vjetore të Ministrisë së Financave të Maqedonisë Veriore “Rimëkëmbja Ekonomike dhe Rritja përtej COVID-it”. Prezent në panel me ministrin Murati ishin homologët e tij nga vendet e rajonit, si dhe përfaqësues të institucioneve të tjera financiare shtetërore dhe ndërkombëtare.

Ministri Murati përgjatë fjalës së tij në panel diskutoi lidhur me ndikimin që ka pasur pandemia në ekonominë e Republikës së Kosovës. Ai theksoi se pavarësisht goditjes së ekonomisë nga pandemia, me ndihmën e partnerëve tanë strategjik dhe politikave të mirëfillta publike, Kosova është duke u rimëkëmbur në hapa shumë më të shpejtë se sa që ishte e parashikuar nga indikatorët fillestarë.

Më tutje, Ministri Murati prezantoi masat që ka ndërmarrë Qeveria për të luftuar impaktin e pandemisë dhe sqaroi se ato veçse kanë filluar të ndikojnë në ringjalljen ekonomike të vendit. Fokusi kryesor i këtyre masave është formalizimi i ekonomisë, fuqizimi i grave dhe të rinjëve në tregun e punës, rritja e prodhimit dhe rritja e mirëqenies sociale, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM