Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar shtyhet deri më 26 shtator

Sht 10, 2021

Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia për të diskutuar situatën lidhur me pandeminë COVID–19 me theks të veçantë për masat e reja kundër kësaj pandemie pas datës 13 shtator 2021.

Ministri Vitia në këtë takim informoi kryetarët e Komunave me situatën e tashme me pandeminë dhe sidomos aktivitetet ndër-institucionale kundër kësaj pandemie. Ai tha se në këtë kohë kemi pasur shumë takime për të vlerësuar situatën me infeksione.

Po ashtu ai u tha se sot kemi kaluar shifrën prej një milion të vaksinuar në nivel vendi që është një shenjë e mirë në këtë drejtim për çka ministri Vitia falenderoi edhe kryetarët e Komunave për angazhim në këtë proces.

Ministri Vitia informoi kryetarët e Komunave me propozim masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi pas datës 13 shtator dhe do të vlejnë deri me 26 shtator 2021:

– Mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.

– Lejohen takimet vetëm deri në 20 persona duke mbajtur distancën 1.5 metra.

– Institucionet publike punojnë vetëm me staf esencial.

– Gastronomia vazhdon si edhe masat e deritashme.

– Në pikat kufitare nga 13 shtatori mbi moshën 16 vjeçare janë të obliguar të paraqesin certifikatën e vaksinimit ose testet relevante si deri më tani.

– Qendrat kulturore dhe institucionet e kulturës në varësi të MKRS dhe Komunave pezullojnë aktivitetet deri me 26 shtator.

– Ndryshe masat tjera vazhdojne siç kanë qenë në këto dy javët e fundit.

Nga data 27 shtator do të kemi masa të reja në varësi nga analizat dhe situatën që mund ta kemi në atë kohë në bashkëpunim me IKSHP dhe institucionet tjera shëndetësore në nivel vendi.

Në këtë takim, kryetarët e Komunave dhe përfaqësuesitë tjerë komunalë të pranishëm në këtë takim online me ministrin e Shëndetësisë Vitia paraqiten edhe sfidat dhe nevojat aktuale që janë në komunat e Kosovës me theks në çështjet e vaksinimit dhe furnizimit me barna shëndetësore, thuhet në postimin në Facebook të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM