Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti: Marrëdhëniet e mira fqinjësore, stabiliteti afatgjatë në rajon, parime të politikës sonë të jashtme

Sht 13, 2021

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e edicionit të 7-të të Shkollës Diplomatike, e cila organizohet nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung, që po zhvillohet në Pejë.

Në edicionin e sivjetmë, që do të trajtojë temën “Siguria bashkëpunuese në kohët e Pandemisë” kryeministri Kurti, i shoqëruara edhe nga zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti.

Ai fillimisht uroi drejtorin e përgjithshëm të Akademisë Diplomatike, Sabri Kiçmari dhe drejtorin e Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung, Rene Schlee,  për organizimin e këtij edicioni dhe falënderoi diplomatët që kanë udhëtuar distanca të gjata për të qenë pjesëmarrës në këtë ngjarje.

“Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti afatgjatë me shtetet e rajonit dhe më tej, janë parimet e politikës sonë të jashtme”, u shpreh kryeministri Kurti.

Me besimin se nëpërmjet kontakteve formale dhe joformale në mes diplomatëve tonë do të mund të arrihet një bashkëpunim më i avancuar dhe mirëkuptim në mes vendeve dhe qeverive tona, kryeministri Kurti i uroi edhe një herë mirëseardhje të pranishmëve në Kosovë dhe punë  të mbarë gjatë qëndrimit të tyre në vend, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM