Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti mori pjesë në lansimin e projektit “Komunat për të rinjtë”

Sht 17, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e lansimit të projektit “Komunat për të rinjtë” të financuar nga Qeveria e Japonisë përmes fondit Japonez për Zhvillim Social (JSDF), i cili administrohet nga Banka Botërore.

Kryeministri Kurti ka përgëzuar  Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për inicimin e projektit që, siç tha ai, Qeveria jonë e konsideron të rëndësishëm për shkak të theksit të tij në përfshirjen socio-ekonomike të të rinjve të margjinalizuar.

“Përmes këtij projekti, të rinjtë do të fitojnë aftësi praktike dhe do të kenë mundësi për angazhim qytetar dhe vullnetarizëm. Duke mësuar të hartojnë dhe zbatojnë projekte për lagjet e tyre, ata do të fuqizohen të kërkojnë shërbime më të mira dhe të udhëheqin zgjidhje për sfidat e komunitetit”, ka thënë kryeministri Kurti.

Në ceremoni ishin të pranishëm zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, Menaxheri i Bankës Botërore Zyra në Kosovë, Massimiliano Paolucci, kryetarët e komunave të përzgjedhura dhe partnerët zbatues të projektit.

Objektivi i projektit “Komunat për të rinjtë në Kosovë” (M4Y) është të përmirësojë përfshirjen socio-ekonomike të të paktën 3,000 të rinjve të margjinalizuar në komunitetet e cenueshme në Kosovë përmes angazhimit qytetar të nxitur nga të rinjtë dhe aktiviteteve të ndërtimit të aftësive, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

 

Të rinjtë tanë janë zemra e vendit tonë. Nuk ka politikë qeveritare në kabinetin tonë që bëhet e që nuk ka në mendje zgjerimin e mundësive të tyre për zhvillim e punësim.

 

Prandaj është kënaqësi për mua të marrë pjesë në ngjarje që promovojnë zhvillimin e të rinjve. Unë përgëzoj MAPL-në për inicimin e projektit “Komunat për të Rinjtë” në Kosovë, projekt që Qeveria jonë e konsideron të rëndësishëm për shkak të theksit të tij në përfshirjen socio-ekonomike të të rinjve të margjinalizuar.

 

Përmes këtij projekti, të rinjtë do të fitojnë aftësi praktike dhe do të kenë mundësi për angazhim qytetar dhe vullnetarizëm. Duke mësuar të hartojnë dhe zbatojnë projekte për lagjet e tyre, ata do të fuqizohen të kërkojnë shërbime më të mira dhe të udhëheqin zgjidhje për sfidat e komunitetit.

 

10 komunat e përzgjedhura janë Drenasi, Hani Elezit, Rahovec, Skenderaj, Vushtrria, Juniku, Kaçaniku, Ferizaj, Ranillugu dhe Zveçani. Këto komuna në bashkëpunimin me të rinjtë do të adresojnë më mirë nevojat e tyre lokale.

 

Falënderojmë Qeverinë Japoneze që përmes Fondit Japonez për Zhvillim Social në mënyrë bujare ka përkrahur Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për të zbatuar projektin “Komunat për të rinjtë” së bashku me dhjetë komunat e Republikës së Kosovës, por edhe për mbështetjen në shumë fusha të tjera që shprehin marrëdhëniet tona të shkëlqyera bilaterale.

 

Falënderojmë gjithashtu edhe Bankën Botërore, e cila si administruese e këtij granti, vazhdon të ofrojë mbështetje për Qeverinë e Kosovës, jo vetëm në avancimin e pozitës së të rinjve në Kosovë, por edhe në shumë fusha dhe projekte të tjera, sidomos në përballje me pandeminë COVID-19. Ne do të punojmë së bashku në ngritjen ekonomike të vendit.

 

Republika e Kosovës është falënderuese ndaj miqve dhe partnerëve të cilët kanë ndihmuar në këto dy dekada. Ne jemi të përkushtuar që ky investim të kthehet përmes arritjes së një demokracie funksionale dhe një ekonomie të avancuar.

 

Faleminderit Qeverisë së Japonisë dhe Bankës Botërore për mbështetje dhe ju uroj suksese në zbatimin e këtij projekti të rëndësishëm.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM