Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti falënderon Stjernvall për gatishmërinë dhe mbështetjen që Finlanda i ka dhënë Kosovës

Sht 20, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall kanë zhvilluar sot një takim të rregullt pune. Përgjatë tij u bisedua për marrëdhëniet miqësore në mes Kosovës dhe Finlandës dhe fushat për përparimin e tyre, sidomos në ato të teknologjisë së informacionit, zhvillimit social dhe ekonomik si dhe për projektet kapitale të Kosovës, si ato në energjinë e ripërtëritshme, në të cilat Finlanda mund të ofrojë ndihmën e saj.

Në takim u diskutua edhe për situatën pandemike, e cila në javën e ditët e fundit ka shënuar përmirësim falë masave të ndërmarra nga qeveria dhe respektimit rigoroz të tyre nga qytetarët. Sot janë shënuar vetëm 48 raste të reja, numri më i ulët i rasteve të reja që nga 1 gushti. Ndërkohë që procesi i vaksinimit po vazhdon me ritëm të lartë teksa deri sot janë administruar afër 1.2 milion vaksina.

Kryeministri Kurti e falënderoi ambasadoren Stjernvall për gatishmërinë dhe mbështetjen e pareshtur që shteti i Finlandës i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM