Build Skills with our trainings

Sign up now!

Konjufca- Spiropali: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë të fuqizohen në linjën e bashkëpunimit vëllazëror

Sht 21, 2021

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila ndodhet në vizitë zyrtare në Kosovë.

Kryekuvendari Konjufca, pasi i përcolli Spiropali përgëzimet për konstituimin e institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 25 prillit të këtij viti, vlerësoi si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona, si dhe shprehu gatishmërinë për të intensifikuar dhe thelluar edhe më tutje në të gjitha fushat e bashkëpunimit gjithëpërfshirës bilateral.

Në takimin e përzemërt, kreu i Kuvendit dhe ministrja Spiropali u dakorduan se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë janë kërkesë imanente e kohës dhe ato duhet të zgjerohen e fuqizohen akoma më shumë në linjën e bashkëpunimit vëllazëror. Po ashtu konstatuan se ndihma e Shqipërisë për Kosovën është tejet e rëndësishme, meqë Kosova aktualisht ndodhet në procese shumë të rëndësishme për të ardhmen e saj, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM