Në Klinikën e Gjinekologjisë, gjatë valës së fundit të pandemisë, e cila ishte me sfiduesja për shëndetësinë në Kosovë, 37 nëna të infektuara me COVID-19 lindën 38 fëmijë.
Prej tyre, 16 lindje u kryen në mënyrë normale, ndërsa 21 me operacion.
Gjatë kësaj kohe, Gjinekologjia kishte gjithsej 103 paciente, për të cilat u përkujdes një ekip i përbërë nga gjinekologë, neonatologë, infektologë, pulmologë dhe anesteziologë, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.