Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Quesada: Gatishmëri e Kostarikës për të lobuar te shtetet fqinje për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Sht 21, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në vazhdën e takimeve me liderë botërorë, në margjina të sesionit të 76-të të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara (UNGA) në New York, ka takuar presidentin e Kostarikës, Carlos Alvarado Quesada, të cilin e ka falënderuar që shteti i tij ishte ndër të parët që e njohu pavarësinë e Kosovës.

Ajo ka kërkuar përkrahje nga homologu Quesada që të lobojë te shtetet fqinje të Kostarikës për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Më tej, presidentja Osmani ka theksuar se pret mbështetjen e këtij shteti edhe në përpjekjen e Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Në këtë kontekst, Osmani ka theksuar se në dialog me Serbinë, Kosova është palë konstruktive dhe se epilogu i tij duhet të jetë njohja e ndërsjellë në kufijtë aktualë dhe konform rendit juridik të Kosovës.

Në këtë takim, presidentja Osmani është ndalur edhe të mundësitë e bashkëpunimit ndërshtetëror me Kostarikën dhe ka theksuar se të dy vendet duhet t`i promovojnë mundësitë e tregtisë dhe investimeve.

Presidenti i Kostarikës, ndërkaq, shprehu admirimin e tij për përparimin e shpejtë të Kosovës dhe nënvizoi gatishmërinë e tij për të lobuar gjithandej për forcimin e mëtejmë të subjektivitetit shtetëror të Kosovës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM