Në kuadër të klinikave COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, 537 pacientë janë duke marrë trajtim mjekësor.
414 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 48 pacientë në gjendje të rënduar shëndetësore në kujdes intensiv mjekësor.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 87 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 59 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 65 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 22 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 50 pacientë
Spitali i Gjakovës, 51 pacientë
Spitali i Pejës, 92 pacientë
Spitali i Gjilanit, 38 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 10 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 23 pacientë
Spitali i Ferizajt, 37 pacientë, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.