Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston një person për kontrabandim me migrantë, një nga gjashtë personat u gjet në bagazh të veturës

Sht 26, 2021

Zyrtarë të Policisë së Kosovës nga Stacion Policor Kufitar-Vërmicë  rreth orës 07:45deri sa ishin në lëvizje me automjet në drejtimin Prizren-Vërmicë, në afërsi të nënkalimit të autostradës “Ibrahim Rugova” kishin vërejtur një veture e tipit Audi A5, ngjyrë e zezë, me targa vendore.

Në atë lokacion, disa persona u vërejtën duke zbritur nga mali dhe duke kaluar rrethojën e autostradës, të cilët menjëherë filluan me shpejtësi të hynin në veturë. Vetura u nis menjëherë në drejtim të Prishtinës.

Zyrtarët policor ndërmorën veprime të menjëhershme dhe arritën që veturën ta ndalin në autostradë, rreth 2 Km nga Pika kufitare e Vërmicës.

U identifikua drejtuesi i automjetit m/k me iniciale L.N.(1987), përderisa pasagjerë ndodheshin gjashtë (6) persona shtetas të huaj, prej tyre dy fëmijë.

Katër nga shtetasit e huaj kishin dokumente identifikimi, pasaporta me viza valide.

Në bagazhin e veturës i fshehur u gjend njëri nga shtetasit e huaj.

Është informuar Prokurori i shtetit në Prizren, i cili ka autorizuar inicimin e rastit, dhe katër pasagjerëve shtetas të huaj iu Refuzohet Hyrja dhe deportohen në Shqipëri, përderisa dy pasagjerë tjerë të dërgohen në Qendrën për azil.

Ndaj personit të dyshuarit iniciohet rasti për procedurë të rregullt dhe hetime të mëtejme, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM