Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherit ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati po merr pjesë në Samitin në mes të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo të Sllovenisë.
Kryeministri Kurti sot merr pjesë në dy sesionet plenare të samitit dhe në takime të tjera dypalëshe dhe disapalëshe, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.




