Misioni vendor për vëzhgimin e zgjedhjeve “Demokracia në Veprim”, përmes një konference për media, sot ofroi vlerësimin për fushatën elektorale për zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër, duke u fokusuar në çështjet si respektimi i masave kundër përhapjes së pandemisë, ofertat programore dhe mënyra e shpalosjes së tyre, kandidaturat dhe shpenzimet e kandidatëve të subjekteve politike.
Tridhjetë ditët e fushatës zgjedhore treguan se mënyra tradicionale e të bërit fushatë me tubime të mëdha, është eklipsuar nga fushata dixhitale. Transformimin
Edhe pse në fillim të fushatës disa subjekte politike u zotuan për shkurtimin e ditëve të fushatës, në praktikë kjo nuk ka ndodhur. Fushata zgjedhore
Ndryshe nga fushatat e kaluara zgjedhore, kësaj here shpalosja e programeve politike është bërë që në fillim tëfushatës, element të cilin kandidatët duket se e kanë vlerësuar si përparësi konkurruese në garë. Ofertat e qarta programore, një pjesë e madhe e së cilave kanë qenë të qasshme për publikun, kanë qenë tipar pozitiv i kësaj fushate për shumicën e kandidatëve. Debatet televizive janë organizuar me kandidatët për kryetarë të të gjitha komunave me shumicë shqiptare, ndërsa debatet kanë munguar në komunat me shumicë serbe. Po ashtu, debate janë zhvilluar edhe në mes të kandidatëve për kuvendet komunale, duke përfshirë bartësit e listave, si dhe në disa raste vetëm me kandidatet gra për kuvendet komunale. Forma e organizimit të debateve televizive, me pjesëmarrje të shumë kandidatëve dhe diskutimit të temave të ndryshme në një periudhë të kufizuar kohore, nuk ka mundësuar elaborim të thukët të programeve nga kandidatët apo “përballje” përmbajtësore të pikëpamjeve midis tyre.
Investimet kapitale ishin kryefjala e programeve politike të shumicës së kandidatëve, me programet me potencial transformues që ishin karakteristikë e shumë komunave, posaçërisht shtatë qendrave të mëdha. Sidoqoftë, në disa rastekanë munguar detajet për planin e zbatimit të programeve, koston dhe burimet financiare për realizimin e tyre. Vlerë e shtuar e programeve të një pjese të kandidatëve janë projektet ambientaliste, duke përfshirë ndërtimin e parqeve të reja, shtigjeve për biçikleta dhe promovimin e transportit alternativ, si dhe projektet e karakterit zhvillimor në fushën e teknologjisë informative, të tilla si ‘lab’-et e qendrat për IT.
Edhe pse shumica dërrmuese e premtimeve të kandidatëve janë brenda fushëveprimit dhe kompetencave që kanë komunat, edhe në këto zgjedhje nuk kanë munguar rastet kur kandidatë të caktuar kanë dhënë premtime apo kanë përfshirë në programet e tyre çështje që janë kompetencë e nivelit qendror. Këto premtime kanë ardhur kryesisht nga kandidatët në radhët e subjektit politik që udhëheqë me Qeverinë, të cilët kanë ndërlidhur zbatimin e projekteve të caktuara me ndihmën potenciale të ofruar nga ekzekutivi. Edhe në këtë fushatë nuk kanë munguar premtime të dhëna nga ana e kandidatëve për kuvendet komunale, të cilat shpeshherë janë jashtë përgjegjësisë dhe kompetencave të kuvendeve komunale.
Fushata përgjithësisht është karakterizuar me një gjuhë të relaksuar mes kandidatëve, e
Sa i përket fokusit në raport me kandidaturat, DnV vlerësonqë,
Edhe në zonat me shumicë serbe, sikur edhe në mbarë vendin, nuk u organizuan tubime të mëdha me qytetarë për shkak tësituatës me pandeminë. Në dhjetë komunat me shumicë serbe, fushata dixhitale ishte ndër format më të shprehura të të bërit fushatë. Mirëpo, edhe në këto komuna, subjekti politik Lista Serbe por edhe kundër-kandidatët e tyre, nuk kanë munguar takimet derë më derë dhe takime me grupe të targetuara. Nëtakimet e mbajtura me prani fizike, ka pasur respektim relativisht të kënaqshëm të masave anti-COVID. Sa i përket ofertave politike, fokusi i programeve të subjekteve dhe kandidatëve në komunat me shumicë serbe ka qenë çështja e punësimit, kurse shumica e problemeve të adresuara ishin tënivelit lokal.
Pas një gare zgjedhore me një ofertë relativisht të pasur programore, DnV fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote tëdalin në zgjedhje për të votuar institucionet e tyre lokale për katër vitet e ardhshme, duke u kujdesur që votimin t’a bëjnënë përputhje me masat anti-COVID. DnV po ashtu kërkon qëmasat anti-COVID të respektohen në mënyrë strikte edhe nga stafi zgjedhor.
DnV do të përcjellë procesin zgjedhor përmes 110 vëzhguesve, të cilët do të shpërndahen në nivel vendi, bazuar në një mostër të bazuar statistikore, thuhet në komunikatën për media e DnV.