Build Skills with our trainings

Sign up now!

Çitaku falënderon qytetarët që dolën të votojnë: Rezultatet e para janë shumë inkurajuese për PDK-në

Tet 17, 2021

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku në një konferencë për media ka falënderuar nga zemra të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që sot dëshmuan kulturë të lartë demokratike e politike, duke votuar në mënyrën më të civilizuar për të ardhmen e komunave të tyre.

Çitaku ka falënderuar të gjithë zyrtarët përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve, Policinë e Kosovës që u kujdes për sigurinë dhe të gjithë personelin tjetër të angazhuar në këto zgjedhje.

“Tani, të gjitha votat e qytetarëve ndodhen në kutitë e votimit dhe ftojmë të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit që të numërojnë saktë secilën votë. Sot ishte dita vendimtare për të ardhmen katër vjeçare të komunave”, tha ajo.

Çitaku  theksoi se sipas informacioneve të marra nga vëzhguesit PDK-së që janë angazhuar në gjithë territorin e vendit, rezultatet e para janë shumë pozitive dhe shumë inkurajuese për Partinë Demokratike të Kosovës.

Tani presim konfirmimin zyrtar nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve, thuhet në komunikatën për media e PDK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM