Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti përgëzon Meksin për të arriturat në karrierën sportive e diplomatike në afirmimin e kombit shqiptar

Jan 14, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, priti në takim Kampionin Absolut Mbarëkombëtar në Bodybuilding dhe Fitness, Marin Meksi, njëherit diplomat me përvojë në misione diplomatike të Republikës së Shqipërisë.

Kryeministri Kurti e përgëzoi Meksin për të arriturat e tij në karrierën sportive e diplomatike në afirmimin e kombit shqiptar. Në veçanti kryeministri uroi për medaljen e artë të fituar në “IFBB Pro Diamond Cup” në kategorinë “Men’s Classic Bodybuilding up to 180cm”, garë e zhvilluar në muajin nëntor 2021 në Portugali.

Meksi falënderoi kryeministrin Kurti për këtë pritje, që pason dekorimin nga Presidenti Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Mjeshtër i Madh”. Ai përgëzoi kryeministrin për punën, siç tha ai të jashtëzakonshme që po bën Qeveria e Republikës së Kosovës. 

Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm dhe sukseset e përbashkëta të federatave të Bodybuilding dhe Fitness të Shqipërisë dhe Kosovës dhe angazhimit në promovimin e sportit.

Po ashtu, kryeministri Kurti shpalosi përkushtimin e qeverisë për zhvillimin e sportit në vend.

Kurti potencoi se përveç përkushtimit për konsolidimin e rezultateve sportive në arenën ndërkombëtare, me theks të veçantë jemi duke punuar në zhvillimin e konceptit të sportit për të gjithë.

Për më tepër, ai shtoi: “Me dinamikën e jetesës në ditët e sotme, dhe zhvillimin e ndikimin e teknologjisë, sporti është aktiviteti përmes së cilës do të mundësojmë dhe sigurojmë zhvillimin e mirëqenies fizike, emocionale dhe mentale të shoqërisë tonë. Këtë synojmë ta bëjmë përmes ndërlidhjes së sportit me sistemin e arsimit në vendin tonë”.

U vlerësua bashkëpunimi ndërmjet Federatës së Bodybuilding dhe Fitnesit të Kosovës me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe u theksua potenciali për arritje të sukseseve të reja në sport.

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, bëri të ditur se së bashku me Komitetin Olimpik të Kosovës, po punohet drejt funksionalizimit të strukturave të anti-dopingut në Kosovë, një autoritet i cili i mungon sistemit të sportit në vendin tonë.

Në këtë takim të përbashkët morën pjesë edhe z.Arthur Bushati, Këshilltar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, Rando Kukeli, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Bodybuilding të Republikës së Shqipërisë, Esat Lata, President i Federatës së Bodybuilding dhe Fitness të Kosovës,  Sabri Dragusha, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Bodybuilding dhe Fitness të Kosovës, Bedri Cahani, ish President i Federatës së Bodybuildingut të Kosovës dhe bashkëthemelues i Federatës së Shqipërisë si dhe Alban Hoti, bashkëpunëtor i Federatës së Bodybuilding dhe Fitness të Kosovës, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM