Build Skills with our trainings

Sign up now!

ZRRE merr vendim për dhënien e autorizimeve për vet-konsum 5 aplikuesve për prodhimin e energjisë elektrike

Jan 14, 2022

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), sot ka mbajtur seancën e tij të parë (I) për këtë vit.  

Në këtë seancë, pas shqyrtimit, Bordi i ZRRE ka marrë vendim për vlerat e parametrave të cilët  ndikojnë drejtpërdrejt në përcaktimin e Të Hyrave të Lejuara të Furnizuesit me Shërbim Universal  (FSHU) për periudhë periudhën 2022 – 2024. Këto parametra përfshijnë Shpenzimet Operative, Faktori  Efikasitetit, Jetëgjatësia e aseteve, Borxhi i Keq, Marzha me pakicë dhe Faktori Ndarës i Jobalanceve. 

Sot, Bordi ka marrë vendime për dhënien e autorizimeve për VET – KONSUM edhe për 5 aplikues për  prodhimin e energjisë elektrike nga burimet fotovoltaike/solare, në kapacitet prej 262.61 kW.  

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e  sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji, thuhet në komunikatën për media e ZRRE-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM