Policia e Kosovës apelon se reshjet e vazhdueshme të borës nëpër rrugët e vendit, potencialisht mund të paraqesin vështërsi në qarkullim duke zvogëluar dukshmërinë apo duke krijuar rrethana të pafavorshme për drejtuesit e automjeteve.
Policia kërkon dhe apelon që të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve të jenë më vigjilent dhe vozitjen ta përshtatin me rrethanat e krijuara nëpër rrugët tona në menyrë që pjesëmarrja në trafik të jetë e sigurt për të gjithë dhe të shmangen aksidentet rrugore.
Angazhime policore janë në proces për të garantuar rrjedhshmëri të trafikut dhe për për të parandaluar aksidentet, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.