Build Skills with our trainings

Sign up now!

Krasniqi- Srzentić: Thellim i bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët ndërshtetëror

Shk 28, 2022

Bashkëpunimi në nivelin lokal ndërkufitar, dixhitalizimi i shërbimeve komunale dhe projektet e përbashkëta ndërshtetërore në fushën e zhvillimit lokal ishin temat kryesore të cilat u diskutuan në takimin zyrtar në mes të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministres për Administratë Publike, Shoqëri Dixhitale dhe Media e cila mbulon edhe Pushtetin Lokal në Malin e Zi, Tamara Srzentić.

Ministri Krasniqi, i uroi mirëseardhje në Republikën e Kosovës, ministres Srzentić, duke e falënderuar për bashkëpunimin korrekt dhe marrëdhëniet e mira në mes të dy shteteve duke synuar thellimin e këtij bashkëpunimi në projektet dhe prioritetet ndërshtetërore.

Gjatë këtij takimi Krasniqi, e informoi Srzentić, për projektet strategjike dhe programet zhvillimore të MAPL-së, të cilat përfshijnë përmirësimin e agjendës legjislative të nivelit lokal, zhvillimin infrastrukturor dhe kapital të Komunave, dixhitalizimin dhe transparencën në ofrimin e shërbimeve komunale më efikase për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Në anën tjetër, ministrja e Malit të Zi, Tamara Srzentić, e falënderoi ministrin Krasniqi për pritjen dhe gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit në nivelin lokal duke u fokusuar tek bashkëpunimi ndërkufitar, dixhitalizimi dhe transparenca.

Ministrja Srzentić, e njoftoi ministrin Krasniqi për disa nga programet dhe iniciativat kryesore të Malit të Zi në fushën e zhvillimit të nivelit lokal, duke theksuar reformën në administratën publike, transformimin dixhital dhe ofrimin e shërbimeve më efikase të bazuara në e-qeverisje.

Në fund, të takimit ministri Krasniqi dhe ministrja e Malit të Zi, Tamara Srzentić janë dakorduar për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët ndërshtetëror.

Përderisa, nesër ministrja e Malit të Zi, Tamara Srzentić, do të pritet në takim nga kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, për të vazhduar me vizitën në projektet e financuara në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar Kosovë – Mali i Zi, thuhet në komunikatën për media e MAPL-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM