Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Szunyog: Ne duam që procesin e vetingut ta bëjmë së bashku me BE, sidomos pas situatës në Ukrainë

Mar 3, 2022

Në takimin e sotëm ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesit Special të BE-së, ambasadorit Tomáš Szunyog, u diskutua për fushën e drejtësisë dhe luftimit të korrupsionit.

Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për reformën në drejtësi, dhe se vetingun në sistemin e drejtësisë e sheh si procesin më të përshtatshëm që e mundëson atë. Ai tha se ne duhet të mësojmë nga përvoja e Shqipërisë dhe ta vëmë atë në shërbim të një vetingu të suksesshëm në Kosovë.

Ne duam që procesin e vetingut ta bëjmë së bashku me Bashkimin Evropian”, u shpreh kryeministri Kurti, teksa theksoi rëndësinë e partneritetit me Bashkimin Evropian, sidomos pas situatës së krijuar në Ukrainë. Më tej kryeministri tha se angazhimin e Policisë së Kosovës në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit duhet ta komplementojmë me prokurorë dhe gjykatës efektiv, të cilëve nuk u mungon as integriteti e as kompetenca.

Në anën tjetër ambasadori Szunyog tha se sundimi i ligjit në Kosovë është çështje e rëndësishme për Bashkimin Evropian. Ai tha se pajtohet për nevojën për një sistem të drejtësisë që është efikas dhe i paanshëm. Në të njëjtën kohë, ai vlerësoi pozitivisht prioritizimin e agjendës legjislative në fushën e anti-korrupsionit, sikurse edhe gatishmërinë e institucioneve për të bashkëpunuar me Komisionin e Venecias, sikurse në rastin e projektligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës, procesin e vetingut dhe tash së fundmi projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, thuhet në komunikatën opër media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM