Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës trajtim mjekësor po marrin 25 pacientë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 16 të tjerë të negativizuar, post-Covid-19.
Me oksigjeno-terapi janë 26 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv po trajtojhen 6 pacientë.
Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 20 pacientë
Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë
Spitali i Prizrenit, 2 pacientë
Spitali i Gjilanit, 7 pacientë
Spitali i Pejës, 2 pacientë
Spitali i Gjakovës, 2 pacientë
Spitali i Ferizajt, 2 pacientë, thuhet në postimin në Facebook të ShSKUK-së.






